Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” u organizua një sfidë diskutimi për dy raste që në opinionin publik kanë hasur dilema nëse duhet të mbajnë qëndrim pro ose kundër mënyrës se si personazhet në situata kanë vepruar.
Banorët duhet të ndaheshin në dy grupe, pro ose kundër dhe pasi të lexonin rastin duhet të diskutonin më tej për qëndrimin e tyre me anë të argumentave.
E teksa filluan me leximin e rasteve, një moment Ronaldo Sharka është parë mjaft i prekur e më pas ka shpërthyer në lot, pasi iu kujtua i ati i cili fatkeqësisht ka ndëruar jetë pak javë më parë.
Ronaldo u largua nga pjesa tjetër e banorëve pasi ishte mjaft i prekur, dhe pas tij shkoi vetëm Efi si fillim për ta ngushëlluar. Mirëpo ajo që morri vëmendjen ishte një koment i Luizit.
Teksa Ronaldo shpërtheu në lot për të atin e ndjerë, Luizi i kërkoi banorëve që asnjë të mos i shkojë mbrapa Ronaldos, pasi sipas këngëtarit, situata të tilla ndodhin shpesh në shtëpi.
“A ka mundësi mos me i shku kush mbrapa, situara të tilla kemi përditë“, dëgjohet të thotë Luizi.