I kemi parë gjithmonë si rivalë por Olta dhe Luizi paskan një aleancë të fshehtë?

Së fundmi, Joni dhe Mario, dy miqtë e Luizit ishin të ftuar në “Glamour Zone” ku ndër të tjera folën për lojën e këngëtarit në BBV dhe raportin e tij “të fshehtë” me Olta Gixharin.

Megjithëse Luizin e kemi parë shpesh të debatojë me Oltën, madje konsiderohen rival në lojë, miqtë e këngëtarit nuk janë të këtij mendimi.

Ata u shprehën se dy banorët e BBV kanë një marrëdhënie të fshehtë me njëri-tjetrin. Sipas tyre, Olta dhe Luizi kanë një kimi të fortë, aq sa kuptohen vetëm me sy, duke nënkuptuar se kanë një lloj aleance bashkë.

“Me Oltën. Ata kanë një telepati të frikshme me njëri-tjetrin, ndoshta edhe publiku mund ta ketë kuptuar. Ata kuptohen me një shikim. Por nuk duhet përjashtuar edhe se nëse do të kishin mundësi të dy do ta eleminonin njëri-tjetrin. Duke qenë se nuk i kanë vendosur asnjëherë përballë, atëhere kanë një aleancë,”-shtuan ata.