Banorja e “Big Brother VIP”, Fotinia, është përfshirë në një debat me Oltën gjatë mbrëmjes së djeshme.
Duke e patur shumë të qartë rregullin kryesor, ajo ka dhënë informacione nga jashtë për aktoren.
Teksa debatonin, Fotinia i është drejtuar Oltës me fjalët “nja dy gjëra që t’i kam thënë, kanë qenë prej motrës tënde“.
Ndërkohë banorët e tjerë po ndërhynin pasi ajo po rrezikonte me fjalët që po shprehte.
Fotini: Unë kam një vlerësim tepër të madh për motrën tënde e nëse ti kam thënë dje nja dy gjëra janë vetëm prej motrës tënde.
Olta: Ti ka lënë porosi ajo?
Nita: Foti je duke rrezikuar.
Fotini: Ska gjë nuk ka problem, unë zgjedh t’i them asaj pse i kam dhënë nja dy këshilla.
Luizi: Po do të vijë në nominim me ne ajo.
Qetsori: Po lëre të bëjë ca të dojë Foti.
Luizi: O Fot do vish në nomimin me ne? Po jo moj se është gjynah.