Balerini Ilir Shaqiri dhe Sabiani duket se kanë lënë pas mëritë me njëri-tjetrin.
Ish banorët e Big Brother krijuan një miqësi të ngushtë kur ndodheshin brenda shtëpisë së famshme por gjërat ndryshuan shpejt pasi dolën jashtë dhe raporti miqësor i tyre miqësor u kris.
Por mesa duket raporti mes tyre është përmirësuar së fundmi.
Balerini ka publikuar një video ku shfaqet duke kërcyer me vajzën e tij Emily në festën e saj të ditëlindjes.
Ai ka marrë shumë urime, mes së cilëve vihet re dhe komenti i Sabianit.
“Shumë urime princeshës tënde, Zoti ta bekoftë”, shkroi Sabiani.