Dojna Mema dhe Vlashent Sata është kthyer një nga çiftet më të komentuara të showbizit.
Edhe pas lindjes së djalit të tyre Nolan Sol, nga dyshja e njohur nuk kanë munguar fotot dhe videot e ëmba me të.
Së fundmi Dojna dhe Vlashenti kanë postuar disa foto dhe video ku shihen duke shëtitur së bashku me vogëlushin e tyre.
Në një nga videot e realizuara nga Vlashenti shfaqet Dojna duke shtyrë karrocën e Nolan.
“Luiza Gega nuk është asgjë para teje”, është shprehur ai me shaka.
Videon gazmore e ka postuar edhe Dojna në llogarinë e vetë në Instagram.
“Luiza Gega të kemi sfiduar”, shkruan moderatorja.
Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i sportistes e cila ripostoi videon dhe me shaka u shpreh se me moderatoren mund ta sfdojë tek për tek por vetë i dytë nuk e merr mundimin
“Unë maksimumi tek për tek mund të të sfidoj. Vetë i dytë se marr mundimin”- shkroi Luiza duke i bashkangjitur emoji duke qeshur.