I gjendet pranë vetëm Armaldo, Olta shpërthen në lot: “Është shumë e dhunshme”

Pas ‘Prime’-it të natës së kaluar, aktorja Olta Gixhari ka shpërthyer në lot.

Duket se malli për të afërmit e sidomos për djalin bëri që të kishte një gjendje të tillë emocionale.

Asaj iu gjend pranë vetëm Armaldo Kllogjeri.

Armaldo: Po ça ke që je mërzitur? Ti je vajzë e fortë, je grua e fortë. Shiko, çdo gjë e ka një sakrificë.

Olta: Nuk mundem më

Armaldo: Ti mendon se jetën e kam bërë për ta pasur siç e kam tani në këtë moment? E kupton sesa të vështirë e kam pasur, e kam krijuar vetë, ndërtuar vetë. Kurse ti e ke pasur diçka të ndërtuar.

Olta: Është shumë e dhunshme këtu, nuk mundem më!