Erjola Doci është përfolur shpesh për marrëdhënien me futbollistin Eros Grezda e shkak për këtë është bërë një deklaratë e saj pak kohë më parë.
E ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv”, pyetjes se kë do të zgjidhte për një darkë romantike mes Eros Grezdës, Bekim Balajt dhe Majkëll Ngosë, modelja e njohur i është përgjigjur duke zgjedhur Erosin.
Ditën e djeshme, teksa bënte njërën nga lojërat në “E diell”, ajo kishte një detyrë pikërisht për futbollistin.
Moderatorja e emisionit i dha për detyrë Erjolës t’i tregonte mesazhet që futbollisti i shkruante asaj, ku sipas saj ai kishte shkruar gjithmonë gjatë natës.
Sipas Erjolës, ai i ka shkruar dhe më pas i ka fshirë mesazhet e tij, pra i ka bërë “unsend”, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak” dhe i dërgon një mesazh që të bëhej burrë.
“E di si është puna, rezultoi frikacak. Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend”. Po, bëhu burrë, bëhu burrë.”, tha ajo