Antonela Berisha ishte një ndër vajzat e “Përputhen” që ia doli të depërtojë në televizion, detaj që ishte synimi i pothuajse gjithësecilit prej ish-konkurentëve.Ajo u bë pjesë e formatit sportiv “Top Arena” gjatë europianit.
Antonela moderoi duke pasur një rubrikë të saj në formatin e Edi Manushit dhe Alesia Bamit.
Por a do të përcillet bashkëpunimi edhe nga shtatori?Mesa duket jo!
Në promo paralajmëruese, në formacion të ekipit të prezantuesve dhe analistëve, Antonela mungon.
Nuk dihet nëse asaj i është bërë vend në ndonjë tjetër format por sa i përket sportit është e sigurtë që gjithçka ka mbaruar me kaq!