I dhanë fund lidhjes, Melisa Lleshi injoron Andi Shehun në “Dance Albania”

Padyshim, ndarja e Melisa Lleshit nga Andi Shehu u komentua mjaft ne media.

Sipas Andit, ndarja ndodhi per shkak te xhelozise se tepert dhe marredhenia po kthehej mjaft toksike.

I ftuar se fundmi ne “Shqiperia Live”, Andi tregoi se ndodhet jashte vendit, duke konfirmuar gjithashtu se eshte ne nje lidhje te re, por pa e zbuluar identitetin e vajzes.

Nga ana tjeter, Melisa Lleshi i eshte bashkuar emisionit te kercimit, “Dance Albania” i cili transmetohet ne Tv Klan.

Me gjithë kureshtjen e publikut për historinë e lënë pas krahëve me Andi Shehun, Melisa zgjodhi që të mos prononcohet mbrëmjen e kësaj të hëne në ‘Dance Albania’.

Me dhjetëra-qindra mesazhe kanë shkuar në adresë të Melisës nga mbeshtetisit e saj lidhur me kërcimin, por pyetja që kanë të gjithë është “a të ka shkruar ish i dashuri?”

Me një fjali shpërfillëse, Melisa u përgjigj fare shkurt: “Nuk e di për kë e ke fjalën” – duke lënë kështu të kuptohet se të shkuarën me Andin e ka hedhur pas krahëve dhe tani është e fokusuar vetëm te Dance Albania.