Dy ditë më parë, gjatë prime-it të “Big Brother VIP Albania”, i ati i Kiara Titos hyri në shtëpi për t’a surprizuar.
Mirëpo përpos saj, ai takoi dhe partnerin e Kiarës, Luiz Ejllin.
Teksa u prezantuan për herë të parë me njëri-tjetrin, një gjest i të atit të Kiarës tërhoqi mjaft vëmendje. Pasi u pyet se çfarë mendimi ka për Luizin në pamjen e jashtme, ai zgjodhi të mos përgjigjet.
Kështu, në rrjet janë ngritur aludime nëse babai i Kiarës është pro lidhjes së saj me Luizin. Kjo temë është hapur edhe ditën e sotme në “Shqipëria Live”.
Sipas gazetarit, teksa u bazua në shenjat e trupit, babai i Kiarës i dha asaj një shenjë që nuk e pëlqen Luizin.
Kujtojmë se Luizi tregoi për herë të parë se çfarë e bënte të përlotej çdo mëngjes. Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, Luizi tha se lotët e tij kanë të bëjnë me babain e tij të ndjerë.
“Ajo kënga që vendosni çdo mëngjes është kënga e vetme, këngë “moderne” siç e quante ai, që i pëlqente babait tim. Sa fillon jam dhe vetëm, se tjerët zgjohen vonë, më kap ajo ndjesia. Do të kisha dashur shumë të ishte gjallë dhe të më shikonte”.