Distancimi i Keisit nga Kristi e ka afruar këtë të fundit më shumë me Lorencin, banorin më të ri të shtëpisë, i cili hyri rreth një javë më parë.
Pak ditë pas hyrjes së tij, ata të dy janë parë në shumë momente duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, madje Keisi i tha Lorencit se iu bë shumë qejfi që ai hyri në shtëpi, duke konfirmuar lajmet se ata të dy njiheshin edhe jashtë.
Teksa Keisi mbrëmë po qëndronte e shtrirë mbi divan në dhomën e ndenjes, Lorenci u shtri pranë saj dhe i kërkoi t’a përkëdhelte.
Lidhur me këtë situatë, ka reaguar së fundmi mikesha e Keisit, Frensi Danga, e cila teksa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka thënë se ndarja me Kristin ka ardhur si efekt i një reflektimi që ka pasur vetë Keisi.
Ajo po ashtu ka hedhur poshtë dhe teoritë se shkak mund të ketë qenë Lorenci, hyrja e re që u supozua dhe si ish-i dashuri i saj.
‘Mendoj se ishte diçka e momentit, ajo është përfshirë nga situatat e aty. Ajo është ndikuar dhe nga hyrja e Sabianit. Keisi nuk ishte vetvetja kur ishte me Kristin. Humbi veten. Ajo nuk fliste fare. U hutua pas Kristit. Nuk bënte asgjë tjetër vetëm rrinte me Kristin. Prisja që të ndaheshin kur të dilnin. Ata nuk janë aspak tipa të përbashkët. Nuk është Kristi tipi i saj.
Lorenci nuk ka të bëjë fare. Hyrja e tij nuk ka ndikuar. Më shume ka ndikuar imitimi, ku ajo kuptoi se si sillej dhe deshi të ndryshonte. Lorenci nuk besoj se ka lidhje fare. Lorenci është thjesht miku i saj. Ata kanë pasur shoqëri të përbashkët dhe kështu janë njohur por janë vetëm miq.”- tha ajo.