Ribashkimi i dyshes Mozzik-Loredana ishte lajmi më i bukur për ndjekësit e tyre. Pas thashethemeve se reperja kishte nisur lidhje me reperin Zuna me të cilin u shoqërua shumë pas ndarjes dhe këngës “Dhelpër dinake” të Mozzik u duk se mes dyshes nuk do të kishte më ribashkim, por ja që ata treguan se ishin për njëri-tjetrin dhe u lidhën sërish.
Megjithatë, Mozzik na ka habitur shumë me disa story që ka hedhur ditën e sotme. Teksa ka postuar në Instastory disa foto të tij dhe i ka shoqëruar me mbishkrime, tek një na u ndalën pak më shumë sytë. Reperi na bën konfuzë të gjithëve duke thënë:
Baba beqar
Mozzik nuk ndalon dhe më pas poston një shprehje si një ‘thumb’ për dikë.
Në ditët e sotme duhet të ruheni edhe nga njerëzit që ‘ju ruajnë shpinën’
Nuk dihet nëse ky ‘diss’ i drejtohet Loredanës, pasi ditën e djeshme vetë ajo e uroi reperin në rrjete sociale me rastin e ditës së baballarëve me një foto ku shfaqeshin të tre, bashkë me vajzën e tyre Hana.
Na mbetet të presim ditët në vijim për të parë nëse dyshja do të vazhdojnë me albumin e tyre që kanë treguar se do të lançojnë apo çdo gjë ka marrë fund.