I abuzuar që në adoleshencë, pamjet e Justin Bieber po bëjnë xhiron e rrjetit

Një video përmbledhëse e Justin Bieber gjatë adoleshencës, publikuar në TikTok, po ngjall debat mbi mënyrën se si ai është trajtuar vite më parë.

Videoja e TikTok tregon një seri rastesh të njerëzve që ndërveprojnë me këngëtarin në mënyrë të pakëndshme e të sikletshme.

Në klipin e parë, 18-vjeçari puthet nga Jenny McCarthy dhe thotë se “ndihet i dhunuar”.

McCarthy më vonë është shprehur se i ka kapur prapanicën duke shtuar se “nuk rezistonte dot, sepse Justin ishte i shijshëm”.

Në një tjetër video Katy Perry prek përsëri Justin nga të pasmet dhe kësaj radhe ai është vetëm 16 vjeç.

Edhe në një tjetër intervistë, gazetarja i kërkon t’i flasë për seksin. Përsëri, këngëtari ishte 16 vjeç!

Gjatë programit të Ellen DeGeneres, atij i shfaqet një foto nudo, që paparacët e kanë shkrepur pa miratimin e tij.