Hyseni nxjerr te tjera biseda telefonike me Alvisen: “Cdo gje e ka bere produksioni”. Hyseni revoltohet dhe shan Olsa Muhametin 

Duket se incizimet dhe videot e Hysenit me Alvisen kane qene te shumta dhe gjate emisionit arriti te tregoje vetem nje pjese te tyre, por nuk e la me kaq!

Para pak minutash ai ndau me ndjekesit nje tjeter telefonate me Alvisen, pak minuta para xhirimit te “Prime”, ku Alvisa i thoshte se cdo fjale qe kishte thene kunder tij ka qene nga ana e produksionit, pra ajo nuk i ka thene me deshiren e saj.

Hyseni revoltohet dhe ne InstaStory-n e tij, mbi videon e postuar, fillon t’i kthehet kunder produksionit dhe Olsa Muhametit:

“Nese e ke bere ti moj Olsa Muhameti, do mbash vertet pergjegjesi, qe ca nuk keni sajuar aty per klikime dhe vemendje.

Sa te pafytyre paskeni qene, genjeni per lloj lloj gjerash vetem per te dale mire ne publik. Perdoret gurin e fundit se e dini mire qe publiku mbeshtet personat qe dhunohen, por ne jeten time nuk njihet fjala dhune dhe nuk e kam bere kurrsesi ate veprim”.

Gjithashtu, Hyseni i kishte kerkuar Alvises qe te largohej nga emisioni, nese ajo vertet ishte shtyre nga produksioni per te bere ato veprime, por ajo nuk kishte pranuar.