Mbrëmjen e sotme, një vajzë e re do t’i bashkohet “Për’puthen”. Të paktën kështu thuhet. Lajmi qarkulloi me shpejtësi përmes mediave të shumta sociale dhe sipas tyre, bëhet fjalë për Alesia Trokun, e cila jeton në Australi. Si për të përforcuar dyshimet, Alesia ka vendosur në bion e Instagram-it linkun e “Për’puthen”.
Prej ditësh, emisioni “Për’puthen” ndodhet në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak të skandalit Beart-Tea dhe lidhjes së stisur mes kësaj të fundit dhe Andi Shehut. Lidhur me skandalin në fjalë, Tea ngriti akuza të forta për autoren e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti. Ajo tha se Olsa ka qenë që nga fillimi në dijeni për gjithçka dhe se e ka ditur që Vitin e Ri ajo e festoi në Kosovë me familjen e Beartit e jo me Andin siç u tha për publikun. Gjithashtu Tea shtoi se asaj dhe Andit i kanë kërkuar të bënin bashkë foto për Vitin e Ri, por ata nuk i bënë kurrë.
Në një intervistë për mikrofonin e Prive, teksa u shpreh se janë shumë të lumtur, Trifoni deklaroi:
“Na ka marrë kohë zyrtarizimi i lidhjes për shkak të njohjes së njëri-tjetrit, nuk kemi shumë që njihemi. Është bërë drama më e madhe dhe pa lidhje mendoj unë, ka kauza shumë të rëndësishme për momentin që duhen diskutuar, sesa dashuria ime dhe e Beartit. Po mundohemi ta anashkalojmë këtë vëmendje”.