Hyri si kundërshtar i Luizit, por ndryshoi! Fotinia tregon premtimin që këngëtari i ka bërë Qetësorit

Ditën e djeshme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar ish-banorja e BBV Fotini Derxho.

Ajo përfundoi rrugëtimin në “BBV2” rreth një javë më herët. Teksa komentoi lojën e saj, Fotinia u shpeh disi e penduar për momentet kur sipas saj doli nga vetja gjatë debateve me Oltën.

“Mendoj që ishte palidhje momenti kur fillova të kapesha me Oltën se jam treguar shumë e sinqertë dhe kam shprehur dëshirën që ajo të mos bëhej negative se kishte një pozicion të rëndësishëm në atë shtëpi”, tha ajo.

Ndërsa sa i përket banorit më pak i vërtetë, ajo zgjodhi Qetësorin, pasi sipas saj, ai hyri si kundërshtar i Luizit por ndryshoi mendim për arsye se këngëtari i ka premtuar një vend në finale.

“Banori më pak vetvetja është Qetsori se hyri me sëpatë në dorë dhe tani është bërë aleat me Luizin meqë i ka premtuar një vend në finale”, tha më tej Fotinia, e cila kujtoi edhe një nga këshillat e Luizit për të mos u bëre aletate me Qetsorin…