Dashi-Atmosferë e përshtatshme sot e mbushur nga gjallëria dhe sensi i humorit. Dielli, Mërkuri dhe Saturni racional, përkatësisht pushtojnë shenjat besnike aleate të Binjakëve, Demit dhe Ujorit dhe ju sjellin momente me fat dhe të kënaqshme në shoqëri. Harmonia që gëzoni, ju ndihmon të shprehni personalitetin tuaj.
Demi-Suksesi herët ose vonë do të vijë, ndonëse mund të keni humbur shpresën, e rëndësishme është që të angazhoheni në atë që doni. Ndoshta keni lejuar që dikush të ndikojë pak si shumë negativisht tek ju duke ju turbulluar qartësinë.
Binjakët-Jini të kujdesshëm, sepse dita është shumë dinamike, si rezultat i së cilës reagoni me kokëfortësi shumicën e kohës ndaj atyre që ju flasin. Sidoqoftë, duhet të keni kujdes se si i trajtoni situatat dhe gjithmonë përpiquni t’i mbani ato nën kontroll.
Gaforrja-Lini mënjanë çdo shqetësim që mund të keni pasur në mendje kohët e fundit dhe marshoni me vetëbesim drejt asaj që ju pret përpara. Çfarë keni bërë ose jo dje, nuk do të ketë efekt në atë që do të bëni sot apo nesër, ndaj mjaft u shqetësuat dhe jetoni jetën.
Luani-Edhe pse jeni në një lidhje, do ndiheni shumë të vetmuar gjatë kësaj dite. Partneri do iu lërë shumë pas dore duke u marrë me çështje më të rëndësishme. Financat në përgjithësi do jenë të mbrojtura, por gjithsesi me shpenzimet mos e teproni.
Virgjëresha-Nuk do të jetë një ditë gjatë të cilës do të pushoni dhe relaksoheni, por do të jeni të zënë deri në fyt. Do të merreni me organizimin deri në detaje të planeve që keni për javën që do të nisë.
Peshorja-Prisni që të vijnë disa miq në shtëpi dhe dëshironi që gjithçka të shkojë mirë. Gjëra të vogla si keqkuptime apo pengesa të vogla mund t’ju mërzisin, megjithatë mos u shqetësoni pasi në fund gjithçka do të shkojë sipas planit. Shijojeni mbrëmjen.
Akrepi-Një nga planetët tuaj sundimtarë, Plutoni, është në një aspekt shumë pozitiv për shenjën tuaj. Planeti i pohimit agresiv dhe i seksualitetit mashkullor, nuk do t’ju vendosë kufij për të qenë aktiv, të shkathët dhe më të përfshirë se zakonisht. Energjia që karakterizon shenjën tuaj ju vjen gjithmonë në ndihmë.
Shigjetari-Kushdo që përpiqet të bëjë lojëra me ju, padyshim që do të pendohet. Nuk jeni në humor për t’u marrë me të tjerët dhe këtë do t’ua bëni të ditur. Për aq sa ju intereson ata mund të bëjnë dy gjëra: të ndihmojnë ose të zhduken nga rruga juaj e të mos ju pengojnë.
Bricjapi-Sot nuk duhet ta lejoni veten të shqetësoheni nga sjellja e të tjerëve dhe natyrisht nuk duhet t’i nënshtroheni tundimit për t’u angazhuar në biseda që nuk ju çojnë askund, por drejt tensioneve.
Ujori-Jepini kohën e duhur vetes për të përfunduar çfarëdolloj gjëje për të cilën po punoni. Mund të mendoni se nuk keni kohë dhe ndaj duhet të nxitoheni, por nuk është kështu. Limitin e vendosni ju, askush tjetër.
Peshqit-Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe do përjetoni kënaqësi të papërshkrueshme. Në planin financiar do ndizet sinjali i alarmit për shkak të shpenzimeve marramendëse që do kryeni. Kujdes, situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit./tvklan.al