Dashi-Një gjendje e mirë psikofizike ju shoqëron sot dhe ju nxit për të ushqyer gëzimin e të jetuarit. Nuk do t’ju pengojë sot të vini në dispozicion energjinë tuaj magjepsëse për të rregulluar ose zgjidhur disa probleme shtëpiake. Një lidhje që lindi papritur ka gjasë të kthehet në diçka më serioze.
Demi-Shijoni ditën e sotme. Merrni kontrollin e situatës dhe shfrytëzoni gjithçka që vjen në rrugën tuaj. Kaloni kohë me partnerin, pasi ka nevojë për ju. Në darkë organizoni diçka me miqtë. Mos harroni t’i kushtoni rëndësi veshjes!
Binjakët-Vendosja planetare e ditës kërkon durim dhe këmbëngulje dhe për shkak të gjendjes shpirtërore të këndshme që do të keni, nuk do të jetë aspak e vështirë t’i zbatoni ato.
Gaforrja-Keni nevojë që të dilni nga rutina e përditshme. Do të keni dëshirën e mirë apo ambicien për të dalë mbi të gjithë. Kujdes mos e teproni me shpenzimet.
Luani-Pavarësisht se çfarë ju thonë disa njerëz të caktuar, asgjë nuk duhet ndryshuar. Bota juaj është aq e mrekullueshme sa është. Planetet ju paralajmërojnë se kjo nuk është koha më e mirë për të eksperimentuar me metodat dhe rutinat që ju kanë funksionuar mirë në të shkuarën.
Virgjëresha-Sot do ju shfaqen njerëz nga e kaluara dhe ngjarje të papritura mund të ndryshojnë rrjedhën e ditës. Mos u shqetësoni për këtë. Merrini situatat me qetësi.
Peshorja-Nëse keni në plan të relaksoheni, do mbeteni të zhgënjyer, pasi do jeni të detyruar të çoni deri në fund disa angazhime që do ju hanë kohë gjithë paraditen. Vetëm gjatë pasdites do të shijoni disa momente relaksi. Shëndeti nuk do të paraqesë asnjë shqetësim.
Akrepi-Teatri i ngjarjeve planetare ka sot protagonistë yje të dashur për ju. Neptuni është në atë pikë të Zodiakut ku shfaqet plotësisht i qetë, te Peshqit e nga ky pozicion ju jep një ndjenjë harmonie dhe vullneti për ndryshime revolucionare në familje. Megjithatë, me “familje” nënkuptoni gjithashtu këtu edhe rrethin e ngushtë të miqve.
Shigjetari-Kryefjala për të lindurit e kësaj shenje është qetësia. Tregohuni të kujdesshëm ndaj nervozizmit, sidomos pasi mund të ketë kundërshti në dashuri.
Bricjapi-Sot do të shihni shumë gjëra në një mënyrë tjetër. Do të rishikoni shumë gjëra që keni bërë deri më tani. Mos u vononi me gjëra që nuk kanë rëndësi, sepse kjo është në dëmin tuaj.
Ujori-Do të jeni nën ndikimin e një Marsi shumë agresiv, prandaj sot mund të tundoheni për t’u hedhur në aventura të reja. Kujdes, sepse mund të fusni në krizë raportet me partnerin.
Peshqit-Dielli në shenjën e Akrepit është në anën tuaj sot, por këshilloheni të mos e merrni gjithçka për të kryer. Mbi të gjitha, jini i vërtetë me miqtë tuaj pasi janë ata që do të jenë gjithmonë aty për ju, pavarësisht gjithçkaje. /Tvklan