Dashi-Të lindurit e kësaj shenje shumë shpejt do të kuptojnë se komplekset me të cilat keni luftuar prej vitesh, janë të kota. Kalojeni ditën ashtu sikurse ju dëshironi dhe jo siç dëshirojnë të tjerët. Megjithatë, mos harroni kufirin mes lirisë dhe “çmendurisë”.
Demi-Një ditë e bukur do të jetë kjo e shtunë për ju. Problemet shëndetësore që u kanë shqetësuar ditët e fundit do të marrin fund. Duhet të keni kujdes kur debatoni me miqtë, shmangni çdo keqkuptim.
Binjakët-Do ta gjeni veten në situata më të çuditshme se zakonisht. Megjithatë do të jeni në gjendje që të fund të thoni atë që mendoni. Ky është një ndryshim i rëndësishëm për ju, sepse do të gjeni mënyrën si të shprehni idetë.
Gaforrja-Do të përjetoni një ditë delikate në çift. Mos kërkoni të impononi mendimin tuaj për gjithçka. Në planin financiar do bëni çmos ta mbroni sa më shumë buxhetin. Do ia dilni mbanë.
Luani-Jo vetëm që dita e sotme do jetë shumë e bukur për të dashuruarit, por edhe pasioni do jetë i zjarrtë. Pas një periudhe të qetë, do ripërjetoni emocione pa mbarim. Nëse iu dalin probleme në planin financiar nuk duhet të alarmoheni, por duhet të zgjidhni gjithçka me kujdes.
Virgjëresha-Gjatë gjithë ditës një ndjenjë e madhe dashuri për partnerin do të jetë prezente, duke bërë që të mos e keni dot mendjen në vend tjetër. Dedikojani atij kohën dhe shijoni çdo moment. Nëse nuk jeni në një lidhje, ndërmerrni hapat e nevojshme për ta korrigjuar këtë fakt, ndoshta do të jeni me fat e të takoni njeriun e duhur.
Peshorja-Duket se impenjimet tuaja do të jenë të tilla që do t’ju hanë jo pak ka koha juaj e lirë, por sodisfaksioni për arritjen e një rezultati pozitiv bën të harrohet gjithçka. Pritet një mbrëmje interesante. Nëse jeni në një lidhje do përjetoni emocione të forta.
Akrepi-Lejoni të afërmit tuaj të bëjnë zgjedhjet e tyre. Mund t’u jepni këshilla, por nuk mund të ndryshoni zgjedhjet e tyre. Sot është dita e duhur për të zgjidhur një mosmarrëveshje në shtëpi. Nuk është momenti për të nisur një marrëdhënie të re dashurie.
Shigjetari-Do të keni gjithçka nën kontroll dhe nga puna do të merrni një lajm shumë të mirë. Puna juaj do të vlerësohet në maksimum nga eprorët dhe mund të keni një rritje në detyrë.
Bricjapi-Po fillon një fazë e re e jetës. Ajo e kaluar mund të konsiderohet sikur ju ka mësuar të jeni seriozë dhe të përkushtuar ndaj përgjegjësive profesionale. Tashmë duhet të qetësoheni dhe të shikoni për atë që po vjen. Lini jetën që të mirëpresë sfidat e së ardhmes.
Ujori-Sektori i dashurisë do vazhdojë të jete i mbrojtur nga yjet gjate kësaj dite. Në planin financiar do të keni disa tronditje te vogla, por probleme të mëdha nuk do ketë.
Peshqit-Nëse kohet e fundit jeni përballur me një situate të vështirë ne çift, sot do i shikoni gjërat më me qartësi. Situata do fillojë të stabilizohet pak nga pak. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të mos përkeqësohet.
Burimi: /Tv Klan