Dashi-Është diçka e mrekullueshme që keni një qëllim të ri dhe yjet ju këshillojnë që të punoni mbi këtë qëllim sa më shpejt që të jetë e mundur. Për të marrë ndihmën që ju nevojitet, gjeni disa njerëz të ngjashëm me të cilët ndani shpresat dhe ëndrrat tuaja.
Demi-Do të bini pre e disa mendimeve negative dhe nuk do të jeni në gjendje që të bëni asgjë sot. Do të kërkoni që të qëndroni vetëm dhe do analizoni se ku keni gabuar.
Binjakët-Duhet që të shprehni të gjitha sekretet që po ju shqetësojnë. Keni pasur frikë se kjo gjë do të ndikonte në marrëdhënien në çift. Megjithatë nëse nxirrni jashtë të gjithë atë inat që keni, atëherë personi i zemrës do të lidhet më shumë me ju.
Gaforrja-Partneri që keni përkrahur është duke ju vëzhguar me detaj dhe në fund do marri një vendim. Konsultohuni me miqtë nëse veprimet e tij janë korrekte dhe sjellja e tij është normale. Diçka ka ndryshuar mes jush.
Luani-Njerëzit në pozicione të rëndësishme mund t’ju shkaktojnë dhimbje herë pas herë dhe planetet ju paralajmërojnë se njëri prej tyre do të bëjë më shumë kundër jush. Tërhiquni një hap dhe mendoni për pasojat nëse filloni një luftë të hapur me të.
Virgjëresha-Sot do të merrni një lajm të mirë që lidhet me financat. Kjo nuk do të thotë se duhet t’ia gjeni parave vendin menjëherë. Nëse nuk bëni kujdes mund ta gjeni veten shumë shpejt aty ku e nisët. Bëni një listë dhe llogarisni çdo shpenzim për të evituar çdo humbje të padobishme.
Peshorja-Dita e sotme nuk do të jetë edhe aq e mirë për ju të shenjës së Peshores. Në dashuri do të dominojë xhelozia, grindjet, kundërshtitë. Ndërsa në punë nuk do të ndiheni të plotësuar.
Akrepi– Nuk ka asgjë të keqe ta trajtoni vetën me komplimente herë pas here. Të qenit gjithmonë modestë mund të krijojë përshtypjen e gabuar tek njerëzit me të cilët bashkëpunoni. Mos u tregoni gjykatës i pashpirt ndaj vetes në asnjë rrethanë.
Shigjetari-Hëna është në anën tuaj dhe do t’iu ndihmojë që të merrni disa vendime të duhura dhe të vështira. Nëse keni në plan që të investoni, ky është momenti i duhur.
Bricjapi-Projektet duan disa kohë që të realizohen. Kjo po ndodh për shkak se nuk keni qenë plotësisht të përqendruar. Po bëni shumë gjëra njëkohësisht. Duhet të zgjidhni një drejtim.
Ujori-Nëse ndiheni shumë të lodhur mos e dëmtoni më veten: bëjeni pasditen pushim total. Të mira do të keni në drejtim të çështjeve imobiliare dhe ato të studimeve.
Peshqit-Sot mund të përplaseni me njerëz që zakonisht gjeni gjuhën e përbashkët të komunikimit. Nëse nuk i merrni diskutimet e sotme si shumë të rëndësishme, ju do të bëheni shokë shumë të mirë sërish. Kështu që qetësohuni dhe mos i merrni seriozisht ndryshimet mes jush