Dashi
Do e keni te vështirë ta kuptoni veten gjatë kësaj dite dhe nuk do dini çfarë të bëni që të kënaqeni. Nëse keni një lidhje, dëshira për pavarësi nuk do pritet shumë mirë nga ai që keni në krah dhe në disa raste mund të lindin debate. Flisni me të hapur dhe sqarohuni. Nëse jeni beqarë do e keni të vështirë të merrni vendime sado që t’iu pëlqejë dikush. Në punë dita do jetë stimuluese, por disi e ndërlikuar. Do bëni përpjekje për të arritur objektivat pavarësisht sfidave që do ju dalin. Gjendja financiare do jetë shumë herë më ë mirë nga më parë falë një shumë të mirë që do merrni nga një punë e mëparshme.
Gaforrja
Yjet këshillojnë ndryshim të disa zakoneve për këtë ditë në mënyrë që gjërat të fillojnë të përmirësohen. Nëse keni një lidhje jeta juaj do filloje të stabilizohet fale reflektimit, meditimit dhe largpamësisë që do tregoni. Mos lini pas dore as intimitetin. Ju beqarët do keni serish një dite te zakonshme dhe pa të reja. Nëse një ish partner ju kërkon të shoqëroheni sërish mos pranoni për asnjë arsye. Në punë do jeni të ngarkuar, por do e merrni këtë gjë si një sfidë që duhet ta kaloni. Për shpenzimet vendosni disa kufij sa pa qenë ende vonë. Gjendja financiare nuk do jetë e kënaqshme.
Luani