Dashi-Duke biseduar mund të arrini të prekni pasionin në lidhjen e re. Por biseda duhet të jetë e thellë, brilante, e ngrohtë dhe e mbushur me shenja spontane të afeksionit mes njëri-tjetri.
Demi– Keni për të kaluar një ditë të veçantë. Ka entuziazëm për atë që keni zgjedhur. Është në dorën tuaj që të lidheni më shumë me partnerin/en dhe ta bëni atë sa më pasionante.
Binjakët– Përmes bindjes mund të dilni në një takim të parë me një person këtë mbrëmje. Duhet që të përdorni fjalët e duhura. Duhet që të komunikoni, të përdorni gjuhën trupore dhe kjo mund t’ju bëjë më të afërt.
Gaforrja– konfigurimi astrologjik ju inkurajon që të shfaqni më shumë ngrohtësi me dikë që e njihni mirë. Duhet të kuptoni që ky person ka të njëjtat ndjenja si ju, por po ju njeh më mirë. Do të përfitoni të dy po të jeni më të hapur dhe të sinqertë.
Luani– Duhet që veprimet tuaja t’i keni më të ngrohta në raport me personin e zemrës. Kjo do t’ju bëjë më të afërt. Sot duhet që të hidhni një hap më tepër. Mos mendoni se si duhet të jetë një lidhje dashurie ideale. Thjesht futuni dhe mësoni nga eksperienca.
Virgjëresha– Pëlqimi që keni për një person në veçanti është më pak i komplikuar se sa mendoni. Duhet që t’i lini jashtë mbimendimet. Thjesht tregohuni të hapur dhe natyralë. Tregoni pëlqimin që keni dhe çdo gjë do të ecë më së miri.
Peshorja-Mërkuri, Saturni dhe Hëna ju buzëqeshin dhe ju rikthejnë humorin e mirë. Në familje ndjeheni të dashur nga bashkëjetuesit dhe nuk mund ta anashkaloni këtë. Këshillohet që sot mos përfshiheni në diskutime politike, në gjykime për shoqërinë apo në debate të çdo lloji me miqtë e vjetër.
Akrepi-Nëse keni diçka për të thënë, tani është koha të ngrini zërin. Jo gjithkush do të vlerësojë sinqeritetin tuaj, por kjo nuk do t’ju shqetësojë aspak.
Shigjetari-Do të keni mundësinë të përdorni të gjitha aftësitë që keni, për të ecur në rrugën drejt suksesit.
Bricjapi-Ajër fitoreje, fitime, karrierë, zgjidhje të çështjeve ligjore. Nëse nuk jeni ende në një marrëdhënie do të keni takime interesante. Merrini situatat me sportivitet.
Ujori- Ju nuk jeni tipi që emocionohet publikisht, por ditët e ardhshme do ta keni të vështirë t’i fshihni ndjenjat. Kjo mund të jetë diçka e mirë ose e keqe, por gjithsesi do të bini në sy.
Peshqit- Sot do t’ju mungojë dëshira për të bashkëpunuar. Më e mira që mund të bëni është të punoni veçmas. Kjo nuk do të thotë se nëse dikush kërkon të bashkëbisedojë, duhet të tregoheni agresivë. Përpiquni të ndani përgjegjësitë profesionale nga ato sociale.