Dashi
Nuk do ta dini me siguri se si ta bëni një punë pa ia nisur më parë. Fatmirësisht, ju jeni ndër ata persona që i pëlqen sfidat. Përveshni mëngët dhe futuni punës. Jo nesër, tani
Demi
Mund t’ju duket herë pas herë se bota është kundër jush, por kjo nuk është e vërtetë. Aktiviteti kozmik zhvendoset në favorin tuaj sot dhe opinionet tuaja do të ndryshojnë për mirë.
Binjakët
Ju nuk keni bërë një gabim që ka rëndësi të madhe, siç pretendoni. Çdokush gabon nganjëherë. Kështu që merrni përgjegjësitë dhe rregulloheni gabimin.
Gaforrja
Nëse marrëdhënia juaj duket shumë e ngatërruar, atëherë ndoshta duhet t’i jepni fund. Ndoshta duhet të bëni rregullimet e nevojshme edhe në jetën tuaj personale, një rregullim që t’ju vendosë ju në qendër të gjërave, dhe jo të tjerët.
Luani
Nëse ndjeni se jeni në vështirësi, atëherë duhet të kërkoni ndihmë. Problemi i vërtetë është se si të gjithë të tjerët, as ju nuk mund ta zgjidhni gjithçka vetë. Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi.
Virgjëresha
Ditët në vijim do të zgjohet interesi juaj për një projekt nga i cili keni hequr dorë kohë më parë. Kujdesuni që më parë të bëni përgatitjet e duhura që të keni vetëbesimin dhe njohuritë për t’ia dalë.
Peshorja
Ditët në vijim mund të keni probleme me vetëbesimin tuaj si pasojë e aktivitetit kozmik, por mos u përpiqni të shmangni pyetjet e vështira. Tregohuni i hapur dhe kërkoni përgjigjet e duhura.
Akrepi
Ndihet qartë se liria juaj për të lëvizur sipas dëshirës ka marrë një goditje kohët e fundit, por ditët në vijim do të zgjidhen “zinxhirët” që ju pengojnë. Bëni kujdes që të mos “çmendeni” dhe të mendoni se nuk ka asnjë lloj kufizimi.
Shigjetari
Përpuquni të mos lejoni njeri t’ju vendosë poshtë me fillimin e javës. Kujtojini vetes se suksesi varet vetëm nga ju dhe se mund të injoroni cinikët. Negativiteti i tyre nënkupton se ata druhen që ju mund t’ia dilni.
Bricjapi
Çfarëdo të ndodhë në ditët në vijim, e mirë apo e keqe, duhet të besoni që në afatin e gjatë gjithçka do të funksionojë. Mënyra që keni zgjedhur për ta parë botën përcakton se çfarë bote shikoni.
Ujori
Duhet të dini se asgjë nuk qëndron e pandryshuar përgjithmonë. Shpirti juaj revolucionar nuk është nuk është dukur shumë kohët e fundit. Është koha të rizbuloni veten dhe pasionet tuaja.
Peshqit
Thonë që ajo që nuk ju shkatërron ju bën më të fortë dhe në javët që vijnë do të kuptoni se kjo është e vërtetë. Kujdesuni që në përballjet tuaja të vështira të keni me vete miq e shokë.