Dashi
Do flisni shumë sot, por do ju mungojë koherenca. Kjo mund te sjelle probleme te njëpasnjëshme. Nëse keni një lidhje mundohuni sa të mundeni të tregoheni diplomatë sepse ai që keni ne krah nuk do durojë çdo histeri tuajën. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat e më të mëdhenjve sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Në punë do realizoni projekte gjigande nëse do dini si të veproni dhe do i shfrytëzoni rastet që do iu jepen. Gjendja e financave do vijë duke u përmirësuar nëse merrni masa dhe ulni shpenzimet.
Demi
Gjatë kësaj dite do mundoheni të jeni sa më realistë dhe të mos bëni gjëra të pamenduara mirë. Njerëzve të dashur do iu kushtoni më shumë kohë. Nëse keni një lidhje do i jepni më shumë prioritet se kurrë jetës suaj në çift dhe do bëni gjithçka që atmosfera të mbetet entuziazmuese gjithë kohës. Ju beqarët do jeni të paparashikueshëm. E sigurte është që asgjë nuk do jetë ashtu si më parë dhe do përjetoni kënaqësi të mëdha. Në punë, pavarësisht yjeve që do mundohen t’iu shpërqendrojnë, ju do arrini të qëndroni të fokusuar plotësisht tek ajo që keni për të bërë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato para që keni. Matuni disa herë para se të investoni.
Binjakët
Gjatë kësaj dite shumë gjëra do qartësohen dhe do ndiheni më pozitivë. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni gjatë gjithë kohës për partnerin tuaj dhe marrëdhënia me të do vijë duke u përmirësuar. Nëse jeni beqarë nuk do jeni ende gati për të dalë nëpër takime dhe kohën e lire do e kaloni me miqtë dhe familjarët. Do ndiheni më së miri pranë tyre. Në punë do ju duhet pak më shumë durim dhe mbështetje miqësore për të vënë në dritë projektin e menduar. Gjendja e financave do fillojë të stabilizohet disi. Do ju gjeni zgjidhje të gjitha telasheve që ju kishin dalë.
Gaforrja
Frika për dështim do ju bëjë të jeni paska të stepur gjatë kësaj dite, megjithatë kjo nuk do të thitë që do largoheni nga bota. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin do karakterizohet nga delikatesa dhe ëmbëlsia. Do ndiheni shumë mirë në krahët e partnerit dhe emocionet do jenë të shumta. Ju beqarët do tërhiqeni nga disa persona që më parë i keni refuzuar. Do e kenë disi të vështirë për ta afruar, por do ja dilni. Në punë do merrni guximin të shpjegoni planet tuaja dhe do merrni plot përgëzime nga shefat. Gjendja e financave do jetë shumë më e mirë nga sa ju e keni menduar. Nuk pritet asnjë surprizë e keqe.
Luani
Mundohuni të kontrolloni emocionet gjatë kësaj dite pasi në të kundërt ato mund t’ua prishin edhe planet që keni bërë. Ju të dashuruarit do tregoheni shpesh rebelë dhe nuk do bëni ato që do ju kërkojë partneri. Kjo do ndezë debate të shumta. Vetëm nëse toleroni dhe logjikoni lidhja do ju konsolidohet. Ju beqarët më në fund do i shprehni ndjenjat hapur për dikë dhe nuk do ju interesojë aspak çfarë do thonë të tjerat. Në punë do keni disa surpriza shumë të këndshme nga shefat, por në bashkëpunim me disa kolegë të vjetër. Financat do jenë të stabilizuara, por gjithsesi duhet të matni mirë shpenzimet.
Virgjëresha
Dashuria është ajo që do ju motivojë gjatë kësaj dite dhe do ju drejtojë të bëni zgjedhjet më të mira. Nëse jeni në një lidhje do e adhuroni partnerin për përkujdesin që do tregojë ndaj jush. Ai nuk do ndalet së ju përkëdheluri dhe së plotësuari çdo dëshirë. Ju beqarët nuk duhet të hidhni hapa të kota pa qenë të bindur për atë që doni në të vërtetë. Çdo hap i gabuar do sjellë probleme në të ardhmen. Në punë jo çdo gjë do ju ecë sipas planeve, por sipas parashikimeve, dita do mbyllet mirë. Gjërat kryesore do i realizoni. Financat mund të kenë disa probleme sepse nuk do logjikoni kur të shpenzoni.
Peshorja
Venusi dhe Neptuni do sjellin turbullira ne jetën tuaj sot. Nuk do i shihni gjërat me qartësi dhe ne disa momente atmosfera do ju duket mbytëse. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mos e acaroni partnerin për gjithçka sepse po u inatos ai mund të dalë nga vetja. As temat delikate mos i prekni. Ju beqarët do e keni të vështirë të pranoni propozimet që do ju bëhen dhe do ja mbathni. Nëse në pune keni për të nënshkruar kontrata apo keni për të përmbyllur projekte, tregohuni shumë të kujdesshëm. Ka mundësi që t’iu dalin edhe të papritura. Shpenzimet kryeni gjithë kohës me kujdes dhe nuk do gjendeni në vështirësi.
Akrepi
Jeta juaj do përballet me stuhi dhe furtuna të njëpasnjëshme sot. Mundohuni sa më parë t’i vini kapak së shkuarës sepse ajo do ju sjellë herë pas here probleme. Këshillat e të afërmve duhet t’i dëgjoni me kujdes. Nëse jeni në një lidhje do keni gjatë gjithë kohës debate dhe tension. Asnjëri prej jush nuk do hapë rrugë dhe marrëdhënia do destabilizohet. Ju beqarët duhet të ndryshoni rutinën e jetës dhe duhet të dilni sa më shumë. Vetëm ashtu do gjeni personin e përshtatshëm. Në punë ka mundësi t’iu propozohet një mundësi shumë e mirë të cilën nuk duhet ta humbni. Financat do mbeten të mira vetëm nëse shmangni shpenzimet e pallogaritura.
Shigjetari
Sot do jeni të gatshëm të negocioni dhe të bashkëpunoni me të gjithë. Qetësia dhe harmonia vlejnë më shume se çdo gjë tjetër. Nëse jeni në një lidhje, mëngjesi mund të jetë disi delikat dhe i mbushur me debate, dreka do jetë më monotone dhe darka do ndryshojë plotësisht për mirë. Ju beqarët do shihni nga të katërta anët dhe do gjeni persona mjaft interesantë. Në punë do jeni të pandalshëm. Edhe sikur të lodheni e të copëtoheni nuk do e lëshoni veten. Me paratë do ju ndihmojnë shumë disa të afërm të largët.
Bricjapi
Sot do keni më shumë siguri në vetvete dhe nuk do e keni të vështirë edhe të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje ka mundësi që duke dashur të bëni shumë gjëra do harroni se cilat janë nevojat e vërteta të partnerit. Gjithsesi deri pasdite do ndërgjegjësoheni dhe do dini edhe të kërkoni falje. Ju beqarët nuk duhet të abuzoni me joshjen dhe nuk duhet të jeni as shumë kapricozë sepse nuk keni për të arritur asgjë. Sipas Dritare.net, në planin profesional gjendja do jete më e mirë se më parë. Edhe nëse keni pasur situata të ndërlikuara do i kaloni pa problem. Në planin financiar shmangni shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni të vuani më vonë.
Ujori
Yjet do ju ndihmojnë mjaft gjatë kësaj dite të jeni më të përqendruar tek objektivat tuaja, por ndonjëherë ngarkesa e madhe mund të bëhet shumë e lodhshme. Për ju të dashuruarit do fillojnë një etapë e re e mbushur me më shumë emocione sa pozitive aq edhe negative. Në mbrëmje do debatoni fort me partnerin, por në shtrat do pajtoheni. Ju beqarëve do ju ndodhë diçka e bukur në supermarket ose në një festë ku do shkoni. Dielli, Neptuni dhe Jupiteri do ju bëjnë edhe më të zotët në punë dhe arritjet do jenë të mëdha. Edhe financat do mbeten goxha të mira.
Peshqit
Komunikimi juaj do lërë për të dëshiruar gjatë kësaj dite çka mund të sjellë probleme në çdo fushë. Ju që keni një lidhje do jeni shumë agresive me partnerin tuaj dhe në pjesën më të madhe të ditës do konfliktoheni keq me të. Ju beqarët do bëni mirë të qëndroni edhe sot ashtu si jeni sepse mundësitë që do iu jepen nuk do jenë aspak të mira. Pozicioni i yjeve nuk do jetë shumë i mirë për jetën profesionale. Do ju duhet të jepni llogari para eprorëve për çdo zgjedhje që keni bërë. Në planin financiar do ketë ndryshime pozitive të cilat do ju bëjnë të ndiheni më të qetë. Do jeni disi më të kujdesshëm edhe me shpenzimet.
/dritare.net