Ujori
Ky muaj do fillojë shumë mirë dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi deri javën e dytë. Do jeni të motivuar dhe të vendosur për t’ia dalë në çdo fushë. Nëse keni një lidhje do përkujdeseni për detajet dhe do e shtoni zjarrin e pasionit. Gjithmonë do dini të përdorni fjalët e duhura dhe partneri do ju adhurojë. Nëse jeni beqarë mund të merrni edhe një propozim serioz, por duhet të mendoheni gjatë para se të jepni fjalën përfundimtare. Do bëhet fjalë për të ardhmen tuaj kështu që mos rrezikoni. Shëndeti ka për të qenë përherë i mirë pavarësisht ndryshimit të klimës apo lodhjes që mund të kaloni. Në punë do dini të negocioni dhe të merrni atë që doni. Nuk do ju mungojnë asnjë moment idetë e mira. Në planin financiar planetët do bëhen bashkë dhe do ju sjellin fat me shumicë.
Ditët favorite: 1, 12, 26
Ditët sfiduese: 8, 25, 29
Peshqit
Deri në datën 8 gjërat do jenë të vështira për ju, por pas ndikimit te Diellit dhe Marsit në datën 15 do jeni më të vendosur dhe më të gatshëm për të kaluar çdo sfidë. Nuk ka për t’ju munguar energjia javët e fundit. Nëse jeni në një lidhje dhe gjërat me partnerin nuk po ecin si i kishit menduar, ka rrezik që këtë muaj të vini në pikëpyetje vazhdimësinë. Para se të hidhni çdo hap diskutoni njëherë qetësisht dhe merrni këshilla nga të afërmit. Nëse jeni beqarë, do ju pëlqejë dikush në pamje të parë, por për shkak të një stili tjetër të jetuari, do hezitoni të hidhni hapa. Shëndeti shumicën e kohës do jetë delikat. Nuk do keni probleme serioze, por shqetësimet e vogla nuk do mungojnë. Në punë do të jeni përherë në aksion dhe ambicia nuk do ju mungojë. Bëni vetëm kujdes me ndonjë provokim që mund t’iu bëjnë shefat. Sektori financiar do kërkojë më shumë vëmendje. Mos shpenzoni me sy mbyllur sepse do keni probleme serioze.
Ditët favorite: 20, 24, 27
Ditët sfiduese: 1, 3, 14