Peshorja
Ky do jetë një muaj më i mirë për ju sidomos pas datës 10. Tensioni thuajse do mungojë plotësisht dhe kreativiteti do ju ndihmojë t’i hidhni hapat më të sigurta. Nëse keni një lidhje do ndiheni më të lirë për të shprehur mendimet dhe do dashuroheni pa u druajtur. Çastet e lumtura do jenë të vazhdueshme. Ju beqarët do çliroheni më në fund nga e shkuara dhe do hidhi hapa me personat që ju kanë propozuar së fundmi. Përveç ndonjë shqetësimi momental nga lodhja, probleme serioze shëndetësore nuk do keni. Në punë pas datës 16 do keni më shumë vullnet dhe kurajë për të bërë gjithçka që do ju kërkohet. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe, por që gjithë mundi do ju shpërblehet. Buxhetin do dini përherë ta menaxhoni prandaj jo vetëm që nuk do keni probleme, por situata edhe mund të përmirësohet më shumë.
Ditët favorite: 9, 23, 27
Ditët sfiduese: 3, 19, 29
Akrepi
Urani do kthehet në qiellin tuaj pas datës 7 dhe gjërat do jene shumë më të bukura. Do ndiheni më të stimuluar dhe do keni dëshirë të ndryshoni. Nëse keni një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse do jeni të lirë të bëni çfarë të dëshironi. Java e tretë do jetë më harmonikja nga të gjitha. Ju beqarët do e takoni pas datës 22 një person interesant me të cilin do ja vlejë të njiheni më tej. Në rastet e mungesën së ekuilibrit dhe qetësisë zgjidhni mjekësinë alternative dhe shmangni medikamentet e farmacive. Në punë do ju ofrohen mundësi shumë të mira nga të cilat duhet të përfitoni sa më shumë. Deri në datën 14 do jeni mjaft kreativë dhe më pas do ndiheni më të sigurt për t’i përshpejtuar gjërat. Me shpenzimet do jeni të pakorrigjueshëm dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Po vazhduat kështu gjithë kohën keni për të mbetur pa para.
Ditët favorite: 7, 19, 20
Ditët sfiduese: 1, 27, 31