Peshorja
Ky muaj do jete përgjithësisht me diell për ju dhe gjërat nuk do ju ecin keq. Nëse keni një lidhje do bëni ndryshime rrënjësore që në fillim të muajit dhe do ju duket sikur do rilindni. Rutina kishte kohë që po ju zinte frymën. Partneri në fakt do jetë ai që do hapë më shumë rrugë dhe do mendoni edhe për surprizat më të veçanta. Ju beqarët do jeni goxha të rezervuar, por në fakt mundësitë që do iu jepen për takime do jenë aq të mira saqë nuk do mundni dot t’i neglizhoni. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do jeni dinamikë dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll, prandaj nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Në pune do vlerësoheni për ambicien dhe korrektësinë, por do jeni paksa të turpshëm për të kërkuar të drejtat që ju takojnë. Java e dytë dhe e tretë ka për të qenë e mbushur me arritje.
Akrepi
Nëse nuk mendoni vetëm për veten tuaj gjatë këtij muaji, gjërat kanë për të ecur më së miri. Ju të dashuruarit, javët e para do qëndroni disi larg atyre që doni pasi do keni disa mosmarrëveshje delikate. Pas datës 10, koha do hapet dhe dielli do e ngrohtë atmosferën. Mundohuni që të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër nga mesi i muajit pasi disa persona me vlera do jenë rreth e rrotull. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore do kërkojë më tepër kujdes. Nëse keni pasur probleme disa kohë më parë do jetë mirë të bëni kontrolle dhe analiza për të pare situatën nëse është përmirësuar sa duhet. Financat nuk do jenë të këqija, kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim më shumë. Në punë, me rregull, përgjegjshmëri dhe vendosmëri do arrini majat.
Shigjetari
Gjatë këtij muaji, komunikimi dhe bashkëpunimi do jenë pikat tuaja më të forta, por ama nuk do pranoni çdo gjë menjëherë sapo t’iu propozohet nga dikush. Për çiftet, qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra sidomos pas datës 14. Harmonia do mbizotërojë dhe do ndiheni për mrekulli. Do merrni pjesë edhe në disa aktivitete të jashtme së bashku me partnerin çka do e ndryshojnë rutinën e zakonshme. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni gjatë gjithë kohës, por nuk do preferoni të hidhni hapa. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë pak kujdes me ushqimin dhe pak më tepër aktivitet fizik nuk do ju bëjë keq. Në planin financiar mos i tejkaloni kufijtë e shpenzimeve nëse nuk doni të keni probleme të vazhdueshme. Në punë do keni energjinë dhe vendosmërinë e duhur për të arritur majat. Mbrojini me çdo kusht idetë tuaja dhe keni për të pasur përfitime.