Gaforrja
Gjate këtij muaji, komunikimi dhe bashkëpunimi do jenë pikat tuaja më të forta, por ama nuk do pranoni çdo gjë menjëherë sapo t’iu propozohet nga dikush. Për ju çiftet, qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra sidomos pas datës 14. Harmonia do mbizotërojë dhe do ndiheni për mrekulli. Do merrni pjesë edhe në disa aktivitete të jashtme së bashku me partnerin çka do e ndryshojë rutinën e zakonshme. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni gjatë gjithë kohës, por do preferoni të mos hidhni hapa. Shëndeti nuk do jetë i keq, megjithatë pak kujdes me ushqimin dhe pak me tepër aktivitet fizik nuk do ju bëjë keq. Në planin financiar mos i tejkaloni kufijtë e shpenzimeve nëse nuk doni të keni probleme të vazhdueshme. Në punë do keni energjinë dhe vendosmërinë e duhur për të arritur majat. Mbrojini me çdo kusht idetë tuaja dhe keni për të pasur përfitime.
Luani
Këtë muaj do përkujdeseni tej mase për njerëzit e dashur dhe mund të lini pas dore edhe disa çështje personale. Nëse jeni në një lidhje do ju duhet patjetër të merrni disa vendime të rëndësishme sepse po i shtytë gjërat për më vonë situata mundet edhe të ndërlikohet. Do kaloni periudha të këndshme, por edhe ditë gri e të mbushura me debate. Mundohuni të jeni sa më shumë tolerantë. Ju beqarët duhet t’i pranoni ftesat apo propozimet që do ju bëhen sepse përveçse do jenë interesante, kanë për t’ua bërë jetën edhe më të bukur. Shëndeti nuk do jetë i keq. Në pjesën më të madhe të kohës do jeni energjike, por nga mesi i muajit mund të kaloni disa ditë delikate. Mos u alarmoni, por thjesht merrni masat e duhura. Financat do përmirësohen jashtëzakonisht, ndërsa në punë do viheni përpara zgjedhjeve të vështira.
Virgjëresha
Këtë muaj do jeni më të afruar, më të dashur dhe më tolerante me të gjithë. Nëse jeni në një lidhje, besimi që keni ndaj partnerit do rritet edhe më tepër dhe dialogu do forcohet. Marrëdhënia ka për të qenë e shkëlqyer pasi nuk do mungojnë as çastet e veçanta romantike. Ju beqarët do keni plot mundësi për takime, por duhet të tregohen të matur në çdo moment në mënyrë që të bëni zgjedhjen më të mirë. Për shëndet më të qëndrueshëm duhet të vazhdoni të tregoheni sa të mundeni të kujdesshëm me ushqimin dhe nuk duhet të ndërprisni për asnjë çast aktivitetin fizik. Financat vështirë se mund t’i menaxhoni si duhet, por disa të afërm ose miq do ju ndihmojnë tej mase. Në punë duhet të jeni më të duruar që të arrini atë që doni. Besim të plotë tek koleget nuk duhet të keni absolutisht.