Dashi
Gjatë këtij muaji Urani do e ndryshoje paksa ritmin e jetës tuaj dhe qetësia nuk do jetë mbizotëruese. Jeta në çift do jetë ajo që do paguajë më shtrenjtë. Nëse keni pasur probleme vërtet serioze mundohuni t’i zgjidhni sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos lini asgjë për më vonë. Në fillimin e javës së dytë, do keni një zënkë të rëndë që do vendosë distancën mes jush dhe mund të mendoni të largoheni përfundimisht. Nëse jeni beqarë nuk keni për të pasur asgjë interesante dhe do ndiheni keq. Shëndeti do jetë i mirë dy javët e para, por më pas do vijnë vështirësitë. Kujdes me virozat. Profesionalisht do jetë muaj i rëndësishëm dhe do jeni plot angazhime. Kontaktet që keni lidhur do ju ndihmojnë të arrini objektivat. Në planin financiar, por i bëtë me kujdes llogaritë nuk keni për të pasur probleme.
Ditët favorite: 3, 19, 20
Ditët sfiduese: 14, 29, 31
Demi
Ky do jetë një muaj i mbushur me bashkëpunim. Do jeni të gatshëm të bëni edhe lëshime vetëm që gjërat t’iu ecin gjithmonë mirë. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me padurimin dhe ruani sa të mundeni qetësinë. Po e latë partnerin të flasë lirish e pa dorashka marrëdhënia mes jush do mbetet e kënaqshme. Do pajtoheni edhe pas disa zënka që keni pasur. Ju beqarët do keni më shumë fat pas datës 10. Duhet t’i bëni sytë katër sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të shfaqet personi ideal. Për shëndet më të mirë duhet patjetër të kujdeseni me ushqimin dhe të bëni aktivitetin fizik. Në punë do mund të çliroheni nga tensioni i madh që keni pasur dhe do ndiheni më të gatshëm të shprehni me zë të lartë mendimet. Plutoni dhe Urani do ju mbështesin dhe do arrini majat. Financat nuk kanë për të pasur probleme serioze megjithatë për të ruajtur ekuilibrin duhet të shpenzoni përherë me kujdes dhe largpamësi.
Ditët favorite: 10, 17, 23
Ditë sfiduese: 1, 3, 19