Dashi
Ky muaj nuk ka për të qenë tërësisht i qetë për ju. Do keni edhe periudha të tensionuara kur do mërziteni dhe do vuani, por duhet të gjeni kurajën për të përballuar gjithçka. Ju të dashuruarit do keni javë të begata, por edhe problematike. Pas datës 9 do fillojnë mosmarrëveshjet sidomos nga kokëfortësia e të dyve. Ju beqarët duhet të flisni me miqtë ose familjarët para se të bëjnë çdo zgjedhje pasi mund të lëndoheni. Gjendja shëndetësore do ketë shpesh probleme. Stresi mund të sjelle edhe luhatje tensioni, dhimbje koke dhe gjendje të trazuar fizike e morale. Financat për fatin e mirë do jenë të qëndrueshme. Kryeni shpenzimet e domosdoshme dhe lërini për më vone investimet për gjëra qejfi. Në punë do ju dalin shpesh sfida të vështira. Thuajini ato që mendoni dhe në rastet më të vështira kërkoni ndihmë.
Demi
Ky muaj do ju pëlqejë shumë pasi do jetë i mbushur me dashuri, aventura dhe kreativitet. Do jeni të frymëzuar dhe gati për të ndërmarrë edhe aventura të këndshme. Ju të dashuruarit duhet ta shfrytëzoni në maksimum javën e parë, pasi pas datës 8 mund të fillojnë grindjet e mosmarrëveshjet. Nëse jeni beqarë do realizoni disa takime në ambiente që as nuk i kishit imagjinuar dhe shumë gjëra për ju do ndryshojnë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por mundohuni të mos qëndroni në ambiente të mbyllura e pa ajër. Financat mbajini sa më nën kontroll sepse në të kundërt situata mund të përkeqësohet ndjeshëm. Në punë, deri në datën 9, çdo gjë do ecë perfekt dhe do lumturoheni. Më pas situata do ju vështirësohet disi dhe do ju duhet patjetër të bashkëpunoni me disa kolegë.
Binjakët
Ky do jetë një muaj veçanërisht pozitiv për jetën tuaj sentimentale dhe atë profesionale. Në përgjithësi buzëqeshja do jetë ajo që do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do afroheni edhe më shumë me partnerin dhe do e keni më të lehtë të flisni edhe për tema delikate. Javën e dytë mund të merrni edhe vendime të rëndësishme dhe do kaloni momente romantike. Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë këtë muaj për të takuar personat e duhur. Shëndeti do ketë herë pas here shqetësime që nuk duhen neglizhuar aspak. Në planin financiar mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm që të mundeni sepse po filluan problemet e ardhmja ka për të qenë e vështirë. Merkuri dhe Saturni do e favorizojnë tej mase punën. Do jeni plot gjallëri, maturi dhe do keni metoda fantastike për të arritur atje ku dëshironi. Nëse jeni i vetëpunësuar do shkëlqeni edhe më shumë.