Dashi
Ky muaj do jetë përgjithësisht me diell për ju dhe gjërat nuk do ju ecin keq. Nëse keni një lidhje do bëni ndryshime rrënjësore që në fillim të muajit dhe do ju duket sikur do rilindni. Rutina kishte kohë që po ju zinte frymën. Partneri në fakt do jetë ai që do hapë më shumë rrugë dhe do mendojë edhe për surprizat më të veçanta. Ju beqarët do jeni goxha të rezervuar, por në fakt mundësitë që do iu jepen për takime do jenë aq të mira saqë nuk do mundni dot t’i neglizhoni. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do jeni dinamikë dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll, prandaj nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme. Në punë do vlerësoheni për ambicien dhe korrektësinë, por do jeni paksa të turpshëm për të kërkuar të drejtat që ju takojnë. Java e dytë dhe e tretë ka për të qenë e mbushur me arritje.
Demi
Nëse tregoheni të logjikshëm, të duruar dhe të matur, çdo gjë do ju ecë mirë këtë muaj. Nëse jeni në një lidhje do mundoheni të flisni hapur për çdo gjë, kështu që mes jush dhe partnerit nuk do ketë probleme. Edhe nëse keni pasur zënka do ndiheni më të qetë. E rëndësishme është t’i bëni gjithmonë gjërat bashkërisht dhe të shihni të dy palët në të njëjtin drejtim. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dikush t’iu trokasë në derë dhe t’iu lutet, por duhet ta kërkoni kudo princin tuaj të kaltër. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Stresi dhe lodhja do krijojnë herë pas here probleme dhe nuk do ndiheni të qetë. Këshillohuni me mjekët pa u ndërlikuar situata. Në planin financiar nuk do arrini dot të ruani kontrollin. Në punë do jeni më të arsyeshëm dhe me pak kujdes mund të arrini ku doni.
Binjakët
Nëse nuk mendoni vetëm për veten tuaj gjatë këtij muaji, gjërat kanë për të ecur më së miri. Ju të dashuruarit do qëndroni disi larg atij që doni në javët e para pasi do keni disa mosmarrëveshje delikate. Pas datës 14, koha do hapet dhe dielli do e ngrohë atmosferën. Mundohuni që të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër nga mesi i muajit pasi disa persona me vlera do jenë rrethe e rrotull. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore do kërkojë më tepër kujdes. Nëse keni pasur probleme disa kohë më parë do jetë mirë të bëni kontrolle dhe analiza për të parë situatën në është përmirësuar sa duhet. Financat nuk do jenë të këqija, kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim më shumë. Në punë, me rregull, përgjegjshmëri dhe vendosmëri do arrini majat.