Simone Biles është një gjimnaste Amerikane. Me një total prej 30 medaljesh të Kampionatit Olimpik dhe Botëror, Biles është gjimnastja më e dekoruar amerikane dhe konsiderohet nga shumë njerëz si një nga gjimnastët më të mëdhenj dhe më dominues të të gjitha kohërave.
Ajo hoqi dorë papritur nga gara në lojërat olimpike, në mes të garës së gjimnastikës të martën në mbrëmje duke përmendur si arsye kryesore problemet me shëndetin mendor. Duke ulur fanellën e saj të bardhë , Biles vlerësoi situatën dhe kuptoi se nuk do të ishte e shëndetshme të vazhdonte garën. Të mërkurën, ajo u tërhoq nga konkurrenca përfundimisht për t’u përqëndruar në mirëqenien e saj mendore.
Te shumta ishin reagimet per doreheqjen e Simone Biles, ku shume prej tyre e kane mbeshtetur dhe i kane dhene kurajo per te vazhduar perpara dhe duke u shprehur se jane krenar per te. Eshte rradha e kengetarit Justin Biebier per mbështetur publikisht vendimin e gjimnastes dhe per tu shprehur se eshte krenar që ajo ka vendosur të parin shëndetin mendor e më pas punën e saj. Ai ka rikujtuar po ashtu kohën kur hoqi dorë nga turneu “Purpose”, për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të tij mendor.
“Askush nuk do e kuptoj presionin me të cilin ju përballeni! E di që ne nuk njihemi, por jam shumë krenar për vendim që more. Është aq e thjeshtë sa çfarë do të thotë të fitosh gjithë botën, por të humbasësh shpirtin tënd.
Ndonjëherë jo-të tona janë shumë më të fuqishme se po-të. Kur ajo gjëja që të pëlqen fillon të të rrëmbejë lumturinë është e rëndësishme që të bësh një hap mbrapa për ta vlerësuar pse. Njerëzit mendonin se unë isha i çmendur që nuk përfundova turneun “Purpose”, por jo ishte gjëja më e mirë që mund të bëja për shëndetin tim mendor! Shumë krenar për ty!”, shkruan Bieber në një postim në Instagram.