Ditën e sotme, produksioni i BBV prishi kontratën me kompaninë e njohur Frutex, që ka në zotërim pije si Golden Eagle, duke i zëvendësuar produktet e tyre me kompaninë serbe, 8S2.
Lidhur me këtë vendim të papritur të BBV, ka reaguar pak minuta më parë dhe kompania Frutex.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Frutex bëri të ditur se prishja e kontratës për sponsorim me BBV ka qenë e njëanshme.
Pra, produksioni i BBV morri vendimin për të hequr produktet si Golden Eagle nga shtëpia pa i njoftuar këta të fundit.
Deklarata e plotë:
“Gjate dites se sotme ne media kane qarkulluar lajme te ndryshme lidhur me largimin e brendeve si Golden Eagle dhe Natural nga shtepia e BBV. Kompania Frutex shpreh shqetesimin e saj lidhur me vendimin e befasishem te produksionit te BBV Albania per nderprerjen e njeanshme te sponsorizimit dhe promovimit te produkteve Golden Eagle dhe Natural. Pavaresisht faktit se marreveshja ka patur te perfshire sponsorizimin gjithe ciklin e ketij edicioni te BBV, kjo marreveshje u nderpre me vendim te njeanshem. Produksionit te BBV i eshte bere me dije se veprimi i tille cenon dispozitat kontraktuale dhe ftojme opinionin se kompania Frutex do te respektoje zotimet e saj per partneritet per protagonistin e ketij edicioni te BBV, Luiz Ejlli, edhe pas daljes se tij nga shtepia. Nje vendim i tille i produksionit eshte aspak profesional dhe qe minon mundesite e bashkepunimit korrekt duke larguar brendet shqiptare dhe zevendesuar me nje brend serb e holandez.”