Pak ditë më parë Arbana Osmani zbuloi se në sezonin e ri televiziv takimi i parë me të nuk do të ishte në ekranin e vogël sic jemi mësuar gjithnjë, por në ekranin e madh të kinemasë.
Kështu, ajo zbuloi se do ta shohim për herë të parë si aktore në filmin “Sofia” që mban regjinë e partnerit të saj, Eduart Grishaj.
Besohet se Arbana në film ka një rol të vogël, teksa ka qenë faqja zyrtare e filmit në Instagram që ka zbuluar së fundmi edhe cili do të jetë personazhi që Arbana do të luajë. Mesa duket moderatorja do të aktorjë si vetja në një paraqitje speciale tek “Sofia”, film që pritet të dalë në kinematë shqiptare më 3 nëntor.
https://www.instagram.com/p/CjvONd5tn97/?igshid=NGI3YWI1Y2U=
Nga përshkrimi online, “Sofia” ka si fabul historinë e një vajze të re serbe që viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë luftës. Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie “të pamundur” midis dy kombeve të ndarë nga lufta.