Kiara është banorja e fundit që është eleminuar nga gara e “Big Brother VIP”.
Ajo u largua pas një nominimi kokë më kokë me Oltën, mirëpo duket se pas daljes gjërat kanë ndryshuar.
Duke qenë në izolim ajo nuk mund të ishte në dijeni të shumë situatave apo akuzave që i janë bërë produksionit, për të cilat është vënë në dijeni pas daljes.
Egziston mundësia që kjo të jetë arsyeja pse Kiara ka marrë vendimin e papritur ditën e djeshme, tek ka hequr nga ndjekësit e saj në Instagram moderatoren Arbana Osmanin dhe producentet e BBV Lori dhe Sara Hoxha.
Nga ana tjetër dy motrat vazhdojnë ende t’a ndjekin Kiarën.