Harry dhe Meghan, një fëmijë të tretë?!

U bënë brenda një kohe të shkurtër prindër të dy fëmijëve, Archie, 3, dhe Lilybet, 2 vjec.

Megjithatë, fansat duket ende nuk janë të kënaqur dhe pyesin nëse Princi Harry dhe Meghan Markle do të kenë një fëmijë të tretë, duke ndjekur kështu shembullin e Princit dhe Princeshës së Uellsit, të cilët kanë tre fëmijë, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

Megjithatë, Harry duket e ka dhënë një herë e mirë përgjigjen.

Në korrik 2019, përpara se Duka i Sussex të bëhej baba, ai kishte treguar për numrin e fëmijëve të tij të ardhshëm.

Më së shumti dy!Gjithmonë kam besuar se planeti është një vend që ne huazojmë, edhe ne duhet të lëmë një planet më të mirë për brezat e ardhshëm” , ishin fjalët e tij.

Asnjëherë megjithatë nuk i dihet e mbase cifti ndryshon mendim për një fëmijë tjetër.