Hapja e GoFundMe për Luiz Ejllin shkaktoi mjaft zemërim te publiku të cilët nuk nguruan ta shprehin në komente.
“Turp..nk esht as sakat as me te meta mendore as jetim as qorr as shurdh… keto njerez te ndihmohen..por si gjithmone shqiptaret ecin mrapsht“, shkroi një ndjekës, pasuar nga një tjetër koment negativ.
“Gofoundme eshte nje platforme per te gjithe ata ne nevoje dhe te perdoret ne kete menyre eshte nje nga gjerat me te turpshme qe mund te bente shoqeria jone injorante“.
“Është turp te shohesh si grumbullohen aq lek ne pak ore, kur ka pafund njerez te semure qe nuk kurohen dot dhe skan as kushtet minimale!!!! Edhe luizi qe po rri aty ka perfitimet e tij. Çfarë dreqin po beni mos dhuroni kot !! !! !! !!”, shkroi një tjetër.
Nisur nga mendimet negative të njerëzve, ka ardhur reagimi i parë nga familjarët e Luizit.
Në një postim në instastory, ata shkruajnë se vendimi për hapjen e kësaj bamirësie erdhi pas një numër të madh kërkesash nga fansat e këngëtarit.
“SQARIM!
GoFundMe është një Platformë Amerikane, dhe është platforma më transparente e mbledhjes së fondeve për çdo nevojë, plotësim ëndrrash apo ndodhi të tjera jetësore. Prandaj Familja zgjodhi këtë platformë zyrtare mbështetjeje per fansat e Luizit që kanë shprehur këtë dëshirë.”
Në vetëm pak orë nga hapja e kësaj bamirësie, janë grumbulluar plot 9 mijë dollarë, teksa synimi është 250 mijë dollarë.