Hapet zarfi i zi! “Vëllai i madh” ndëshkon Luizin, Armaldon dhe Kristin

Gjatë spektaklit të sotëm u lexua vendimi i zarfit të zi që mbërriti sot në shtëpinë e BBV pas një sërë ngjarjesh të ndodhura mes banorëve.

Ndërsa pak minuta më parë, Arbana Osmani ka lexuar përmbajtjen e tij.

Ajo bëri të ditur se pasi Luizi, Armaldo dhe Kristi kanë thyer rregullin e lojës duke hyrë në grup në vende që nuk ka kamera, si tualetet, të tre do të dërgohen në nominim.

Televotimi u hap pas hapjes së zarfit dhe një prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën.