Hapet tuneli numër 5 tek ‘Shqiponja’. Ja si do kryhet levizja e unazes

Është hapur sot tuneli numër 5 tek Sheshi Shqiponja. Ky është tuneli i katërt funksional që do të shërbejë për t`u futur nga autostrada, në Astir. Kjo do të jetë edhe lëvizja përfundimtare e rrugës.

Ka mbetur ende pa përfunduar tuneli 1, për të cilin inxhinierët shprehen se duhen edhe 10 ditë punë. 7 ditë të tjera pastaj nevojiten për trotuarët, ndriçimin dhe korsitë e biçikletave.

ARRSH sqaron:

Duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:

– Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.
– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.
– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3
– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.


Për inspektimin e punimeve ishte e pranishme ministrja Belinda Balluku, e cila ditën e djeshme në Asamblenë e Partisë Socialiste është rikonfirmuar në detyrë.