Habit Luiz Ejlli, kërkon largimin e Efit nga “Big Brother VIP”

E vështirë për tu besuar, por Luiz Ejlli e do jashtë “ministren e diplomacisë”, Efin.

Pas debateve të shumta me Kiarën, Luizi është treguar i prerë ndaj Efit.

Teksa u thirr në dhomën e rrëfimit, ai vendosi që të nominojë Efin, duke kërkuar largimin e mundshëm të saj nga shtëpia.

Duket se miqësia mes çiftit dhe Efit është krisur tashmë.

Sa i përket nominimeve të sotme, Efi është zgjedhur banorja më e nominuar me plot 8 vota, shoqëruar nga Qetsori, Gerti, Lorenci dhe Kiara.