Që Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen si brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ashtu dhe jashtë saj, kjo nuk vihet në diskutim!
Por të shkojë deri në pikën sa të ngatërrosh burrin me Luizin, kjo është paksa larg pritshmërive, por jo për këngëtaren shqiptare.
Gjira Kajtazi ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram se në një situatë të ndodhur së fundmi, për pak sa nuk ngatëroi burrin e saj me Luizin.
“Per pak e thirra burrin tem Luiz”, tregon Gjira.
Gjira vetëm pak ditë më parë është rikthyer në muzikë me këngën e saj “On&Off” dhe vite më parë ka qenë një nga këngëtaret e njohura në Kosovë.