Nëse nuk e dinit, Ben Affleck dhe Gwyneth Paltroë aty fundi i viteve ’90-të kanë jetuar një romancë që zgjati 3 vite. Ata u takuan në një darkë festive dhe krahas dashurisë ndan bashkë edhe shumë projekte profesionale.
Sapo u nda prej saj në 2001-shin, Affleck nisi të dilte me J.Lo dhe i propozoi po atë vit, por shumë gjëra ndodhën dhe dasma e tyre u anullua në 2004. Asokohe, Paltroë tha se nuk ishte e surprizuar që Affleck dhe Lopez anulluan dasmën në minutë të fundit sepse sipas saj “Ben pëlqen ta vështirësojë jetën e tij”.
Sidoqoftë, pjesën tjetër të historisë e dimë të gjithë si shkoi dhe 2 dekada më vonë Bennifer ja doli ta bëjnë dasmën e shumëpërfolur dhe aktualisht duken më të dashuruar se kurrë. Ç’mendon Paltroë për çiftin sot?
Themeluesja e “Goop” e aprovon 100% marrëdhënien e tyre dhe është më shumë se e lumtur për të sapomartuarit.
“Dashuria! Eshtë kaq romantike. Jam shumë e lumtur për ta.”- shkruan aktorja në një Instagram Story kur dikush e pyet në lidhje me to. Nga reagimi i saj, duket se gjërat mes saj dhe ish-partnerit të 25 viteve më parë janë të paqta.
Jo vetëm kaq, por sa herë mundet, Gwyneth nuk i kursen fjalët e ëmbla për të dashuruarit.
Burimi: /Anabel