Ngjarja e rëndë e vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj ka tronditur mbarë opinionin.
Reagime të shumta e protesta u organizuan nga qytetarët e shoqëritë civile, por është dikush që po mendon se nuk u reagua sa duhet nga fytyrat publike në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Stresin, i cili ka reaguar i revoltuar përmes rrjeteve sociale.
“E di që ju ( vip-at) keni bo shumë pare edhe tash jeni nalt po shumë nalt. Qaq nalt se i m** t’madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë!!! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak???? Asnjë reagim s’kemi pa nga ju? A s’ju vjen turp?”, ka shkruar Stresi në një postimi në Instastory.