Ayda Field, gruaja e këngëtarit të njohur Robbie Williams, ka thënë se jeta e tyre seksuale “ka vdekur plotësisht” dhe se nuk e mban mend herën e fundit kur kanë qenë në shtrat së bashku.
Modelja amerikane, 43 vjeçe, është martuar me këngëtarin 48 vjeçar dhe së bashku kanë 4 fëmijë.
Për shkak të jetës së tyre të zënë prindërore, dhe “gërhitjeve të Robbie”, siç bën shaka Ayda, tregon se nuk ka kohë për një jetë seksuale.
“Nuk e mbaj mend herën e fundit që kam shkuar në shtrat me Robin në të njëjtën kohë. Kur kishte romancë, kur kjo ndodhte, po, kishte një vend të përbashkët fjetjeje vetëm nga nevoja fizike”, ka treguar ajo.