Eni Koci dhe partneri i saj, Genc Prelvukaj, u bënë prindër për herë të parë muajin e shkuar, teksa u bekuan me një vajzë për të cilën zgjidhën emrin Adea.
Sigurisht, artisët gjithë lumturinë e dashurinë që ndjejnë për të bijën e ndajnë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, madje jo vetëm ata, por edhe motra e Enit, Greta, e cila po ndjen edhe ajo për herë të parë emocionet e të qenit teze.
Pikërisht për këtë ka folur Greta në bisedën e fundit që ka pasur me fansat në Instagram-in e saj, teksa është pyetur nëse të qenit teze është gjëja më e mirë që i ka ndodhur deri më tani.
Këngëtarja jo vetëm që e ka konfirmuar këtë, por ka thënë që dashuria e madhe për mbesën është kthyer edhë në “mollë sherri” së fundmi me Enin, ndërsa kjo e fundit i është ankuar se “nuk pyet më për të”.
Greta tregon se në bisedën e fundit që kanë pasur bashkë, teksa i ka kërkuar së motrës foto e video të Adea-s, ajo i ka thënë se as nuk e pyet më “se si je apo nëse e ka marrë malli”, fokusi i vetëm dhe dashuria është e gjitha për mbesën.