Disa ditë më parë Graniti tha se ka një lidhje të lënë pezull jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Teksa bisedoi me Fifin ai tha se kishte bashkëjetuar me një vajzë, por aktualisht kishin një marrëdhënie të komplikuar.
“Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision do filloj të qaj, aty do e merrni vesh se sa e dua”, tha Graniti.
Graniti tha se është ende i dashuruar me ish-partneren e tij, prej së cilës e ndërpreu bashkëjetesën për shkak të xhelozisë së tepruar nga të dyja palët. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, teksa po qëndronte në oborr me disa prej banorë, shprehu se do të dëshironte shumë që personin në fjalë ta takonte sa më shpejt.
“Sa mirë do ishte ta takoja, do doja shumë ta shihja’’,- tha ai