Graniti ia thotë troç Fifit: Vdiqa të të puth

Prova e javës në shtëpinë e “Big Brother” është prova e binjakëve siamezë, ku konkurrentët duhet të rrinë dy persona bashkë ne një bluzë.

Kjo provë i ka bërë Granitin dhe Fifin të ndahen paksa nga njëri tjetri, pasi kjo e fundit duhet të qëndrojë në një bluzë me Sabianin.

Megjithatë dyshja nuk kanë nguruar t’ia tregojnë njëri-tjetrit mungesën që ndjejnë.

“Vdiqa me të përqafu”, ishte fjalia e Fifit e cila u pasua nga përgjigja e Granitit: “Vdiqa të të puth”.

https://www.instagram.com/tv/CVSXGuJFKu_/?utm_medium=copy_link