Ditën e djeshme në një bisedë me Kiarën, Luizi foli për Efin dhe sjelljen e saj që pas rikthimit në shtëpi.
Ai u shpreh se në përplasjen me Kiarën, nuk e ka besuar në asnjë moment Efin, por ka zgjedhur të besojë personin me të cilin do të kalojë jetën, pra Kiarën.
Sipas Luizit, Efi po e përdor atë për interesat e veta që të arrijë sa më lart në lojë me mbështetjen e tij, mirëpo këngëtari bëri të ditur se kjo gjë nuk do të ndodhë.
Ai madje bëri një plan për t’a nxjerrë nga shtëpia, duke e vendosur në nominim kokë më kokë me veten e tij.
Këtë qëndrim ndaj Efit, Luizi ua bëri me dije edhe banorëve të tjerë të cilët patën opinionet e tyre.
Dea ishte ajo që mendoi se në fakt Luizi po përdor një strategji për t’a fuqizuar Efin, duke i dhënë rolin e antagonistes në shtëpi.
Mirëpo kjo teori nuk qëndron aspak për Kristin, pasi sipas tij, kjo strategji do të bëjë që të jetë Efi ajo që do arrijë finalen dhe jo Kiara, gjë që nuk do i pëlqente Luizin me aq sa ka shprehur në shtëpi.
Ndjekësit gjithashtu kanë lënë komentet e tyre nëpër rrjetet sociale, ku një pjesë mendojnë si Dea, se Luizi thjesht po përpiqet t’a fuqizojë Efin, ndërsa një pjesë tjetër shprehen se ai po tregohet i pabesë dhe po i ngul një thikë pas shpine Efit.