Afrona Dika dhe Blero Muharremi i dhanë fund lidhjes së tyre thuajse një vit më parë.
Aludimet filluan pasi dyshja fshiu fotot me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, e më pas burime të ndryshme konfirmuan ndarjen e çiftit.
U desh reagimi i Afronës dhe Bleros që t’i vendosnin vulën ndarjes së tyre.
Së fundmi, Blero ka folur sërish për raportin e tij me Afronën teksa ishte i ftuar në një intervistë për Prive.
Ai habiti me deklaratën e tij, ku tregoi se shkaku i ndarjes ishte se Afrona në fokus vinte gjithmonë paranë.
“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar.”
Teksa la të kuptohet se marrëdhënia e tyre ishte e ndërtuar mbi interesin, këngëtari shtoi;
“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë.”