Pak ditë më parë Efi Dhedhes organizoi një festë të madhe për ditëlindjen e saj të 28-të.
Në këtë festë nuk kishte sesi të mungonte edhe partneri i ish-konkurrentes, të cilin ajo ka dëshiruar t’a mbajë ‘të fshehur’.
Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, fotografitë nga të pranishmit nuk kanë munguar.
Edhe pse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet.